Kryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka vizituar policin e plagosur sot nga sulmi në veri, Alban Reshitaj.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se tek ai gjeti forcën dhe krenarinë për punën profesionale të shokëve të tij në përballje me terroristë, shkruan Arbresh.info.
“Vizitova Albanin, policin e plagosur sot nga sulmi terrorist në veri.Mes dhimbjes së madhe për humbjen e Afrimit, tek ai gjeta dhe forcën e krenarinë për punën profesionale të shokëve të tij, Policisë së Kosovës, në përballje me terroristë. Do të kapërcejmë secilën sfidë. Bashkë për Republikën.”, ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës