Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se vrasja e një polici dhe plagosja e një tjetri në Bërnjak nuk mund të konsiderohet e rastësishme dhe as si ndeshje me grupe kriminale.
Sipas Sejdiut, kjo është një goditje e qëllimshme kundër pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, transmeton Arbresh.info.
“Ky është një paralajmërim se lufta speciale e Serbisë kundër Kosovës tash po hynë në një fazë të re”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.
Mes tjerash, Sejdiu theksoi se Serbia po e luan një lojë të rrezikshme dhe sic thotë ai, destabilizimi i Kosovës është i qëllimshëm.
“Të mbështetur, si gjithmonë gjer më tani, këto grupe kriminale duan goditje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës. Destabilizimi i Kosovës dhe pengimi i zhvillimit të saj “deri në dështim” janë qëllimi. Loja e rrezikshme të cilën Serbia po e luan, sigurisht se është edhe përtej këtij qëllimi. Ndërlidhja e saj me zhvillimet e tjera të rajonit, si ato në Bosnje janë vetëm një tregues se ajo i nxitë dhe i don krizat si mjet mbijetese. Është momenti i fundit që të kuptohen këto ogure që rrezikojnë paqën dhe stabilitetin në rajon”, shkroi ish-presidenti i Kosovës./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron