Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në tryezën me temën “Gjuha e urrejtjes në diskursin publik”, organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Kosovë.
Gjatë fjalës së tij, Konjufca tha se sot gjuha e urrejtjes është një fenomen global i cili po sfidon secilin shtet të botës, pavarësisht nivelit të zhvillimit demokratik, përcjell Arbresh.info.
Ai tha se Kosova si shtet i ri dhe demokratik është duke u përballur me përhapje të hovshme të gjuhës që nxit urrejtje dhe që cenon dinjitetin njerëzor dhe integritetin e tij.
Me këtë rast kreu i Kuvendit potencoi se ka raste kur edhe politikanët nuk kanë arritur te jenë shembull i mirë i luftimit të gjuhës së urrejtjes.
“Konsideroj se përgjegjësia bie mbi çdo përfaqësues politik, që jo vetëm ta dënojmë gjuhën e cila nxit urrejtje, por edhe t’i ftojmë mbështetësit dhe qytetarët për tolerancë dhe mirëkuptim, pavarësisht dallimeve që kemi në mendime, në qëndrime dhe në përfaqësimin e vlerave të ndryshme”, tha Konjufca.
Edhe pse Kosova sipas kryetarit Konjufca në përgjithësi ka legjislacion të avancuar në këtë drejtim, përvoja e deritashme ka dëshmuar nevojën për t’i përforcuar mekanizmat.
“Kuvendi i Kosovës aktualisht është në procedurë të hartimit të Kodit të Etikës, dhe do t’u ndihmojë përfaqësuesve të popullit në krijimin e praktikave demokratike të komunikimit, në mënyrë që ato të jenë me të kontrolluara, më të standardizuara dhe të mos lejojnë përdorimin e shprehjeve të tilla, që më vjen keq që ndonjëherë do të mund t’i keni dëgjuar edhe në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh Konjufca.
Tutje, Konjufca u bëri thirrje të gjitha shtyllave të shtetit që bashkërisht të krijojnë klimë të përshtatshme për secilin qytetar të Kosovës e sidomos për ata që kanë qenë viktima të gjuhës së urrejtjes, që t’u ofrohet mundësia e raportimit sa më të shpejtë të rasteve në organet e drejtësisë.
Në lidhje me këtë temë në tryezë foli edhe shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, Avokati i Popullit Naim Qelaj, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe aktivistë të shoqërisë civile./Arbresh.info/

Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...