150 mijë armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshme që janë konfiskuar nga Policia e Kosovës në operacione të ndryshme sot janë shkatërruar.
Nga materiali i armëve të shkatërruara prodhohen kapakët e pusetave, bëri të ditur zyrtari i policisë, shkruan Arbresh.info
“Do të jemi dëshmitarë të këtij procesi të shkatërrimit të armëve përmes shkrirjes së tyre dhe në një formë do të kontribuojë në sigurinë e përgjithshme, përveç askeptit të ngritjes së sigurisë dhe uljes së numrit të armëve në Kosovë nga ky material, nga ky hekur i shkrirë do të prodhohen kapakët e pusetave që ne i shohim çdo ditë nëpër rrugët tona”, tha ai.
Tutje, ai e vlerësoi procesin jashtëzakonisht përfitues si në aspektin e sigurisë ashtu si në atë të mirëqenies tonë të përgjithshme./Arbresh.info/

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...