Champions League rikthehet sot.
Ylli me prejardhje nga Kosova, Arbnor Muja do të debutoj në Champions League me Royal Antwerp, shkruan Arbresh.info.
Përballja e parë për sulmuesin do të jetë një udhëtim drejt Spanjës, për tu ta takuar me kampionët e atij shtetit, Barcelonën.
Muja po kalon një sezon mjaft të mirë në Belgjikë.
Lojtari hapur ka shprehur adhurimin për Barcelononë.
“Mezi pres të shoh ‘skuadrën time’ në sy. Barça ishte dashuria ime e parë. Unë ende shikoj çdo ndeshje të kësaj skuadre. Do të jetë arritja më e madhe në karrierën time. Dhe një kujtim i bukur, pasi ka besim të madh që mund të kthehemi me rezultat të mirë”, ka thënë Muja për “gva.be”.
Në gjashtë ndeshjet e para në Ligë ka dy gola e një asistim dhe pritet të jetë një nga lojtarët vendimtar kundër “Katalanasve”.
Të martën, shtëpia e re e përkohshme e Barçës, stadiumi “Montjuic”, pret ndeshje të Ligës së Kampionëve për herë të parë në historinë e saj 96-vjeçare.
Fitimi i kampionatit vendas në pranverë e vendosi Barçën në vazon 1 kur u hodh shorti i Champions League në Monte Carlo muajin e kaluar.
Ata u hodhën në një grup relativisht të lehtë në krahasim me vitet e kaluara dhe kanë një shans të madh për t’u kualifikuar me sukses nga ai në fazat eliminatore për herë të parë në tre sezone./Arbresh.info/
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...