Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi i cili tha se “Fjala lëshim është përdorur qëllimisht nga media kosovare që kanë financim nga Serbia për me i dhanë konotacion…”
Këtë deklaratë të Bislimit, AGK-ja e ka vlerësuar si të rrezikshme dhe të papranueshme, shkruan Arbresh.info.
“Deklaratë e rrezikshme dhe e papranueshme e zv/kryeministrit Bislimi kundër medieve të Kosovës. Jo për herë të parë, zv/kryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, që udhëheq me negociatat me Serbinë, Besnik Bislimi ka sulmuar mediet kosovare, duke e bërë akuzën e rrezikshme se ato “financohen nga Serbia””, thuhet në reagimin e AGK-së.
Tutje, AGK-ja me anë të këtij reagimi ka dënuar ashpër gjuhën e zëvendëskryeministrit Bislimi, duke thënë se vë në rrezik serioz dhe fizik gazetarët e medieve kosovare.
“AGK-ja, e dënon ashpër këtë gjuhë të papranueshme të njeriut të dytë të Qeverisë, dhe vë në pah se kur vjen nga niveli më i lartë i pushtetit vë në rrezik serioz, edhe fizik gazetarët e medieve kosovare.”, thuhet tutje.
“Qeveria Kurti duhet të ndalojë së sulmuari mediet kosovare, dhe të lejojë ato ta bëjnë punën e tyre, duke përfshirë komponentin shumë të rëndësishëm të mbajtjes përgjegjës të pushtetit.”, ka thënë ndër të tjera Asociacioni i Gazetarëve./Arbresh.info
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...
Rrahet avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më g...
Rritet cilësia e shërbimeve në spitalin ‘Daut Mustafa’ pas i...
AUV tërheq nga tregu disa produkte APTAMIL për foshnje
Inter vazhdon dominimin Serie A, triumfon thellë ndaj Sassuo...
Mungon Vini, kjo është 11-shja e Real Madridit ndaj Valencia...