Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka shpërndarë videon e arrestimit të 6 personave mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku policia ka bërë me dije se janë anëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm.
Balla shkruan në Facebook, se ka besim te policia, ku ka theksuar këtu emrin e Policisë së Shkodrës dhe të Vlorës.
Ministri shprehet se qytetarët e këtyre dy qyteteve që shpeshherë janë vendngjarje e kronikës së zezë presin garantimin e rendit dhe më shumë rezultate.
“Policia e Shtetit ka goditur grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, të përshirë më parë në ngjarje kriminale të rënda, në Vlorë dhe Shkodër. Kam besim se Policia e Vlorës dhe ajo e Shkodrës do të bëjnë detyrën në zbardhjen e ngjarjeve kriminale të reja dhe më të vjetra për vendosjen para drejtësisë të personave të dyshuar. Qytetarët e Vlorës dhe Shkodrës presin prej nesh garantimin e rendit, sigurisë publike dhe parandalim të ngjarjeve kriminale. Presim më shumë rezultate”, shkruan Balla.
Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...