Finalja e Superkupës së Kosovës u vu në prapavijë pas incidentit me tifozë.
Trepça mposhti Pejën, por ndeshja u ndala në pjesën e parë për shkak të sjelljes së tifozëve, transmeton Arbresh.info.
Tifozët mitrovicas u larguan nga tribunat pas incidenteve që i shkaktuan në fund të pjesës së parë.
“Klubi i basketbollit Trepça angazhohet maksimalisht për sjellje të dinjitetshme të të gjithë akterëve në ndeshjet e basketbollit, duke përfshirë shikuesit në tribuna. Në të njëjtën kohë klubi ynë dënon sjelljen e disa individëve të caktuar, që mundohen të kamuflohen brenda grupeve të tifozëve, që i bëjnë dëm klubit tonë, imazhit të klubit dhe basketbollit në përgjithësi. Jemi të përkushtuar që të luftojmë dukuritë negative dhe nga ndeshja e ardhshme do të ketë masa të rrepta ndaj atyre individëve që me veprimet e tyre bien ndesh me misionin e klubit dhe basketbollit Kosovar”, thuhet në njoftim.
Trepça triumfoi me rezultat 78:76 ndaj Pejës, pas një përfundimi dramatik./Arbresh.info/
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën