Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Stamboll-Bursa-Izmir, ku një kamion i mbushur me tritol, që do të përdorej në minierë, u përplas me një kamion tjetër të ngarkuar me perime.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kamioni i mbushur me tritol u përmbys në rrugë dhe lënda plasëse e ndarë në kartonë, u shpërnda nëpër autostradë, por fatmirësisht pa shpërthyer, sipas mediave turke.
Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident u plagosën lehtë, ndërsa qarkullimi në zonë u bllokua për disa orë, deri sa ekipet e zjarrfikëseve dhe policia bënë të mundur spostimin e kamionëve të përmbysur.
Policia ka nisur hetimet për aksidentin, ndërsa dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit nga njëri prej shoferëve./abcnews.al

Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...