Policia e Kosovës ka dhënë detaje për protestë e mbajtur dje nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër ZPS-së dhe EULEX-it, te selia e tyre në Fushë Kosovë.
Policia njofton se protesta ka qenë e qetë, ku pjesëmarrës kanë qenë rreth 100 persona.
“Zona industriale, Prishtinë 15.09.2023-12:00. Është mbajtur protesta e organizuar nga OVL, e cila ka qenë e paralajmëruar. Pjesëmarrës kanë qenë rreth 100 persona. Pas fjalimit të kryetarit të OVL, protesta ka përfunduar dhe nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në njoftim.
Ky aksion simbolik është mbajtur për t’i kundërshtuar arrestimet dhe bastisjet e fundit që EULEX i ka bërë me urdhër të Dhomave të Specializuara, përcjell Arbresh.info.
Disa pjesëtarë të kësaj organizate kanë hedhur disa telefona në drejtim të selisë së EULEX-it.
Ata kanë paralajmëruar protesta më masive nëse bastisjet e tilla vazhdojnë.
Ndërkaq, ditëve të fundit, EULEX me urdhër të Dhomave të Specializuara ka sekuestruar telefonat personalë të ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remit, ish-të burgosurit politik, Nait Hasanit, vëllait të luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri e Bahri Fazliu./Arbresh.info/
lexo edhe:
Veteranët e OVL-UÇK-së hedhin telefona në drejtim të objektit të EULEX-it
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...