Një ndërtesë e cila ishte në ndërtim e sipër është përfshirë nga zjarri në Gjakovë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasur persona të lënduar.
Tutje ai njoftoi se nga zjarri ishte prekur edhe një objekt fetar dhe një shtëpi në afërsi.
“Rreth orës 13:55 është raportuar se një ndërtesë (e cila është në ndërtim) në rrugën “Dëshmorët e Lirisë” është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku përveç ndërtesës, zjarri kishte përfshirë edhe një objekt fetar dhe një shtëpi në afërsi. Zjarri kishte përfshirë kryesisht pjesë të jashtme të këtyre objekteve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e Zjarrfikësve dhe zjarri është lokalizimin. Përveç dëmeve material pasoja në njerëz nuk ka pasur.”, tha Elezaj.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes./Arbresh.info
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...