Nënkyretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku tha se Kryeministri Kurti ka pranuar në POhër një marrëveshje e cila në krye e ka mosnjohjen reciproke, e në qendër jo vetëm asociacionin, shkruan Arbresh.info.
Tutje, ajo ka thënë se njohja de-facti është një realitet që ekziston.
“Kryeministër, ju në Ohër e keni pranuar një marrëveshje e cila në krye e ka mosnjohjen reciproke, e në qendër jo vetëm asociacionin, por edhe potencialisht autonominë politike. E sa për njohje de facto, ai realitet ekziston shumë kohë para jush”, ka shkruar ajo.
Tutje, Çitaku u shpreh se ajo barrën e dështimit të procesit, Kosova do ta paguajë rëndë.
“Sidoqoftë, një situatë si kjo sot, ku barrën e dështimit të procesit, sipas ndërmjetësve, e merr Kosova, do ta paguajmë rëndë. Arroganca e frazeologjia boshe e populliste nuk pinë ujë as në Bruksel e as në Ëashington.”, shkroi ajo.
Sipas saj, Serbia është po ajo që ka qenë gjithmonë. Si në Rambuje, njejtë edhe në Vienë më vonë, e tash në Bruksel.
Mirëpo siç tha ajo, fati i Serbisë nuk është brenda jonë, sipas saj, duhet të brengosemi për të ardhmen evropiane të vendit tone.
“Po fati i Serbisë nuk është brenga jonë. A duan të hyjnë ata në BE a jo, është zgjedhje e tyre.
Ne duhet të brengosemi për të ardhmen evropiane të vendit tonë.”, përfundoi ajo./Arbresh.info.
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...