Forcat e armatosura ruse shkatërruan tre anije pa pilot (USV) në Detin e Zi, disa orë pas sulmit ukrainas në kantierin detar Sevastopol në gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia.
“Më 13 shtator, aviacioni detar i Flotës së Detit të Zi zbuloi dhe shkatërroi tre anije sipërfaqësore pa pilot të Forcave të Armatosura të Ukrainës”, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes në një postim në platformën Telegram.
Një zyrtar i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës vlerësoi më herët se një anije e madhe zbarkimi dhe një nëndetëse e marinës ruse, të cilat u goditën në sulmin e hershëm të mëngjesit në portin e Sevastopolit, kishin pësuar dëme të pariparueshme.
Ministria ruse e Mbrojtjes kishte konfirmuar se dy anije, që po riparoheshin në kantierin detar Sevastopol, u goditën nga raketat ukrainase dhe u dëmtuan. Ai nuk u fut në detaje as për llojin e anijeve dhe as për masën e dëmit që ato pësuan. /abcnews.al
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...