Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i ka sqaruar deklaratat që i ka bërë mbrëmë pas humbjes nga Rumania në kualifikimet për Euro 2024.
Ai tha se deklarata e tij ka të bëj me lojën në fushë, dhe se nuk ka aluduar për asnjë moment për asnjë ndryshim tjetër.
“Qëllimi dhe mendimi im i vetëm ka të bëjë me qasjen në lojë dhe formën se si luajmë e jo me ndryshime të tjera, pavarësisht interpretimeve që mund t’u bëhen fjalëve të mia. Unë nuk kam folur dhe nuk kam aluduar për asnjë moment për asnjë ndryshim tjetër, përveç ndryshimit Brenda fushës së lojës, ndryshim për të cilin vazhdoj të mendoj se na duhet, madje shumë”, ka shkruar ai në Instagram, shkruan Arbresh.info

Mbrëmë pas ndeshjes me Rumaninë, mesfushori i Kosovës, Edon Zhegrova u shpreh se duhet të ndryshohen disa gjëra të brendshme.
“Nuk kam shumë fjalë, nuk kam koment. Për ndërprerjen nuk kisha folur gjatë. Shpresoj se në të ardhmen do të jemi më mirë, mendoj se kemi më shumë kualitet se disa Kombëtare tjera në grup”, ka theksuar Zhegrova.
“Duhet të ndryshojmë disa gjëra të brendshme. Nuk do të doja të flas më shumë. Kemi shumë kualitet, shumë potencial. Besoj se jemi shumë më të mirë se përfaqësueset tjera në grup. Kam menduar se pse po ndodhë kjo. Duhet të diskutojmë të gjithë së bashku dhe të kuptojmë”, ka thënë Zhegrova. Ai ka thënë se lojtarët kanë dhënë maksimumin gjatë tërë grumbullimit./Arbresh.info/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...