Ministria e Shëndetësisë ka shpallur rezultatet përfundimtare të konkursit për Shkollim Specialistik.
Sipas njoftimit, konkursi për Shkollim Specialistik për herë të parë ka përfshirë kriteret e parapara me Udhëzimin e ri për Shkollim Specialistik UA 01/2023, shkruan Arbresh.info
Numri i specializimeve është mbështetur në tri kriteret bazë: Kuadrin deficitar, Kapacitetet Mentoriale dhe Kapacitetet infrastrukturore bën të ditur ministria.
Përmes këtij konkursi, janë ndarë 359 specializime për lëmi klinike, mjekësi familjare dhe për nevoja të institucioneve shëndetësore private.
“Në ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Bordi për Shkollim Specialistik tashmë janë duke punuar në planifikimin nevojat të resurseve humane të institucioneve shëndetësore në vend për shpalljen e konkursit të radhës.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rezultatet i gjeni në vegëzen e mëposhtme:
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...
Shqipëria “ia vjedh” Kosovës edhe një lojtar, Blerton Isufi ...