Avokati Artan Qerkini i ka quajtur të kota bastisjet e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu.
“Siç është raportuar Dhomat e Specializua kanë realizuar një bastisje në shtëpinë e heronjve kombëtar Janë munduar kinse të sekuestrojnë prova për procedura të Dhomave të Specializuara. Ka qenë një bastisje e kotë dhe humbje kohe”.
“Gjykata duhet të jetë më e kujdesshme për bastisje sepse cenohet privatësia. Nuk kanë sekuestruar asnjë provë. Rasti nuk është bërë i ditur vetëm është thënë se për nevoja të procedurave nga Dhomat e Specializuar”.
“Nuk kanë kërkuar asgjë specifike, kanë marrë disa dokumente të cilat janë publikë, pra nuk ka pasur nevojë të bastiset fare. Prandaj thasë që bastisja ka qenë e kotë”, deklaroi Qerkini para mediave./eo
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...