Shefi i Grupit Parlamentarë të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se si parti opozitare nuk do të votojnë asnjë marrëveshje ose ratifikim derisa të shkarkohet Qeveria Kurti, kjo për shkak të masave të vendosura nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Pas mbledhjes së Kryesisë, Tahiri para mediave tha se Kurti në dialog është jotransparet teksa shtoi se në takimet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin, në avantazh është Serbia.
“Përderisa jemi të sanksionuar kemi disa masa të vendosura nga BE e ShBA nuk mund të flasim për avantazhin e Kosovës. Nuk shkon Serbia e sanksionuar, por Kosova shkon e sanksionuar, ky është një dëm që Qeveria i ka shkaktuar Kosovës. Kurti në këtë proces e karakterizon një mos transparencë. Kosova vazhdoj rrugëtimin e saj të izoluar fatkeqësisht dhe në e kemi angazhimin që të ja shkurtojmë jetën kësaj Qeverie. Efekti si rezultat i këtyre masave di ta shohim në vitet në vijim. Pasojat ne do t’i vuajmë edhe në vitet e ardhshme”, deklaroi Tahiri./Arbresh.info
“Nga sfida në sfidë”, Behgjet Pacolli ndan reagi...
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë