Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se tërmeti në Maroko ka sjell humbje shkatërruese teksa ka shtuar se është një lajm i tmerrshëm.
Me anë të një postimi në Twitter, Kurti theksoi se lutjet tona janë me të prekurit nga tërmeti si dhe me ata që janë përfshirë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit.
“Lajm i tmerrshëm për tërmetin e Marokut dhe humbjet shkatërruese që ka sjellë. Lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur, si dhe me ata të cilët janë përfshirë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit gjatë kësaj kohe sfiduese”, ka shkruar Kurti.
Kujtojmë se një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.2 goditi Marokun vonë të premten, ndërsa sipas raportimeve, mbi 2 mijë persona kanë humbur jetën, por dyshohet se numri mund të rritet ndjeshëm./Arbresh.info/
Terrible news about the Morocco earthquake and the devastating loss it has brought. Our thoughts are with all of those affected as well as those engaged in search and rescue efforts during this challenging time.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 10, 2023
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...