Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga kjo e shtunë do të ndryshojë qarkullimi i mjeteve motorike në rrugën “Ali Hadri”, nga kryqëzimi i rrugës “Emin Duraku”, në drejtim të rrugës “Afrim Loxha”.
Përmes një postimi në Facebook, Kryeqyteti Prishtina, ka deklaruar se kjo po bëhet në kuadër të projekteve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal të shenjave të trafikut rrugor, përcjell Arbresh.info.
“Në kuadër të projekteve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal të shenjave të trafikut rrugor, nga ekipi i mobilitetit i Drejtoria e Shërbimeve Publike, që nga sot, më datë 9.9.2023, do të ndryshojë qarkullimi i mjeteve motorike në rrugën “Ali Hadri”, nga kryqëzimi i rrugës “Emin Duraku”, në drejtim të rrugës “Afrim Loxha”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira