Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Arben Gashi, ka bërë të ditur se janë dorëzuar nënshkrimet për themelimin e Komisionit Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe për keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me këto rezerva.
Gashi ka deklaruar se e vërteta është e duhura për të gjithë e për të gjitha, është pikënisje për gjithçka.
Postimi i plotë i tij:
E vërteta është e duhura për të gjithë e për të gjitha; është pikënisje për gjithçka.
Sot i dorëzuam nënshkrimet për themelimin e Komisionit Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe për keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me këto rezerva.
Çka është bërë me rezervat shtetërore?
Kush, kur, ku, pse dhe si janë përfshirë në këto procese dhe cili është epilogu i veprimeve të tyre?
A kanë qenë kontratat konform ligjit dhe a i kanë kryer palët detyrimet sipas atyre kontratave?
Është koha e fundit që të gjithë t’i dorëzojnë faktet e të dorëzohen para të vërtetës së domosdoshme.
Shteti dhe shoqëria kanë nevojë që të dinë të vërtetën!/Arbresh.info/
Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...