Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në 24 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ka thënë se institucioni mes sfidash të ndryshme me profesionalizëm e përkushtim ka shënuar suksese të shumta.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla u shpreh mirënjohës ndaj tyre, shkruan Arbresh.info.
“Me 6 shtator 1999, pak muaj pas përfundimit të luftës në Kosovë, filloi gjenerata e parë e kadetëve të Policisë së Kosovës. 24 vite më vonë, me 58 gjenerata deri më tash, Policia jonë mes sfidash të ndryshme por me profesonalizëm e përkushtim ka shënuar suksese të shumta.”, tha Sveçla.
“U jam mirënjohës e falenderues secilit e secilës, që në uniformën e Policisë sonë ju ka shërbyer qytetarëve tanë e Republikës sonë në çdo cep të saj.”, u shpreh ai.
“Urime të gjithëve 24 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës!”, uroi ai./Arbresh.info
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...
Barcelona shkatërron Newcastlen, dhe kalon në çerekfinale të...