Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se ka përfunduar hartimi i Udhëzimit Administrativ për largimin e kryetarëve nga komunate veriore.
Ky udhëzim është përpiluar tani kur po kërkohet largimi i kryetarëve shqiptarë nga katër komunat veriore – Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.
Sipas Krasniqit, Udhëzimi e përcakton procedurën për inicimit për largimin e kryetarëve nga funksioni.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka përfunduar hartimin e Udhëzimit Administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni. Udhëzimi ka për qëllim përcaktimin e procedurës së inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, në pajtim me Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale”, ka thënë ai.
Tutje ai ka thënë se pjesë e hartimit të këtij Udhëzimi kanë qenë intitucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, megjithatë pati shumë kritika për jotransparencë.
“Pjesë e diskutimeve, punës dhe konsultimeve profesionale e edhe e grupit punues kanë qenë institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare. Për këtë çështje marrë parasysh që është hera e parë që trajtohet me rregullim normativ ka pasur shumë komente dhe sugjerime. Të gjitha janë trajtuar dhe pjesa më përmbajtësore janë adresuar” ka thënë ministri.
“Ky udhëzim jep mundësinë e zbatimit praktik të një të drejtë të garantuar nga ligji për vetëqeverisje lokale. E drejtë kjo që siguron ushtrimin e vullnetit qytetar në raport me Kryetarin e Komunës, të cilin e zgjedhin drejtpërdrejtë vetë qytetarët”, ka përfunduar ai. /Arbresh.info/
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...