Xherdan Shaqiri kishte një udhëtim të gjatë për të bërë për ndeshjet që Zvicra i zhvillon në kualifikimet për Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani në vitin 2024.
Ylli i Chicago Fire përveç se duhet të bënte një fluturim të gjatë me aeroplan, atij iu dashtë t’i ndërronte edhe disa trena për të shkuar në hotelin ku po qëndron ekipi i Helvetikëve.
Mirëpo, Blick raporton se gjatë këtij rrugëtimi, Shaqiri ka pasur jo pak probleme me valixhet e tij.
Ai madje e ka humbur një valixhe derisa po largohej nga udhëtimi me tren, drejt hotelit të përfaqësues.
Mediumi zviceran shton më tej se Shaqirit i ka humbur valixhja në Frankfurt, por që do t’i kthehet në mbrëmje, pasi është në pjesën ku grumbullohen ato.
Zvicra më 9 shtator do të përballet me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo do të jetë ndeshje e veçantë për Shaqirin, Granit Xhakën, Ardon Jasharin dhe Uran Bislimin që përballen me Përfaqësuesen Dardane. /Telegrafi/
Hill: Shkova në Hagë për të dëshmuar – Thaçi nuk është i për...
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...
Rritet çmimi i arit dhe naftës