Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, nesër do të mbajë takimin në të cilin do të prezantojë Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike.
Ky takim do të mbahet nesër në ora 11:30 në ndërtesën e Qeverisë, përcjell Arbresh.info.
Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Shefi i Bashkëpunimit në zyrën e BE-së, Johannes Stenbaek Madsen, Menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci, Drejtori Resident i vendit në Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit, Rinor Gjonbalaj dhe Përfaqësuesi lokal i FMN-së, Selim Thaçi./Arbresh.info
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...