Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë inspektimit të një barnatoreje është gjetur një sasi barnash pa banderola të Republikës së Kosovës, të cilat dyshohet se kanë hyrë në Kosovë në formë të kontrabanduar.
Sipas njoftimit, në shtëpinë dhe barnatoren e të dyshuarit me inicialet SH.I., e cila gjendet afër me një barnatore, një ditë më parë është bërë inspektimi, ku është hasur një sasi barnash (lloje të ndryshme) pa banderola të Republikës së Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Në njoftim thuhet se këto barna kanë hyrë në formë të kontrabanduar, andaj janë evidentuar në procesverbalet e Inspektoratit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe janë konfiskuar në bazë të procedurave të tyre të punës.
Tutje, thuhet se i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe njëkohësisht është bërë edhe verifikimi i së kaluarës kriminale për të dyshuarin, ku rezulton se i njëjti në muajin mars 2023 kishte qenë i përfshirë në një rast të njëjtë, për vepër të njëjtë penale.
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas veprimeve hetimore kanë arritur të sigurojnë informata dhe prova për mallra/produkte pa banderola që dyshohet se gjenden në një lokacion/shtëpi, afër me një barnatore, pronë e të dyshuarit Sh. I.
Andaj me datë 31.08.2023, në konsultim dhe urdhër verbal nga prokurori kujdestar, është bërë inspektim/kontroll i barnatores dhe lokacionit të potencuar. Gjatë kontrollit është hasur një sasi barnash (lloje të ndryshme) pa banderola të Republikës së Kosovës, të cilat dyshohet se në vendin tonë kanë hyrë në formë të kontrabanduar andaj të njëjtat janë evidentuar në procesverbalet e Inspektoratit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe janë konfiskuar në bazë të procedurave të tyre të punës.
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari Sh .I., (1985), mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’ nga neni 260 i KPRK-së.
Sot, më datë 01.09.2023 , i dyshuari i lartcekur në cilësi të personit të dyshuar, është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe njëkohësisht është bërë edhe verifikimi i së kaluarës kriminale për të dyshuarin ku rezulton se i njëjti në muajin mars 2023 kishte qenë i përfshirë në një rast të njëjtë, për vepër të njëjtë penale.
Me e vendim të prokuror kujdestar personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë./Arbresh.info/
KFOR rikonfirmon angazhimin për siguri në Kosovë në takimin ...
Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga...
Arteta nuk e ka të sigurt rinovimin e kontratës te Arsenali
Operacion i madh policor në Itali, kapen 1.4 ton drogë – afr...
Policia në Ferizaj ndëshkon dy kamionë me targa të huaja për...
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit