Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka uruar nxënësit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Lideri i kësaj partie nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se kjo ditë është e veçantë, sidomos për ata që nisin rrugëtimin për herë të parë, përcjell Arbresh.info.
“Kjo ditë e veçantë dhe emocionuese, posaçërisht për ju që po e nisni këtë rrugëtim për herë të parë, qoftë një fillim i sukseseve të njëpasnjëshme në jetën tuaj”, tha Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se ky fillim i vitit shkollor u shoqërua me zhgënjime teksa ka fajësuar qeverinë për dështim të sigurimit të librave për të gjithë nxënësit në kohë dhe në mënyrën e duhur.
“I kuptoj shqetësimet tuaja si prindër se kjo aventurë e jashtëzakonshme për fëmijët tuaj, u shoqërua me zhgënjime të mëdha si pasojë e dështimit të Qeverisë për të siguruar librat për të gjithë nxënësit me kohë dhe në mënyrën e duhur. Por, ky dështim le të mbetet në ndërgjegjen e Qeverisë, para se të bëhet pengesë për ëndrrat e fëmijëve tanë. Është shumë e rëndësishme që përtej këtyre sfidave, të mos i lëmë synimet tona të lëkunden. Sot është një ditë për të përqafuar ëndrra dhe aspirata të reja”, tha ndër të tjera Krasniqi.
Tutje, Krasniqi thotë se me përpjekjet kolektive të nxënësve, mësuesve dhe prindërve, mund të kapërcehen vështirësitë.
“Me përpjekjet kolektive të nxënësve, mësuesve dhe prindërve, mund të kapërcehen vështirësitë me të cilat sot po ballafaqohemi. Së bashku, ne mund ta kthejmë edhe këtë vit në një vit triumfi dhe arritjeje”, përfundoi Krasniqi./Arbresh.info/
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...