Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka nisur 1 shtatorin në bankat shkollore.
Haradinaj shkruan se “sot më shumë se çdo herë u emocionova teksa pashë nxënësit në hapat e tyre të parë në një botë me plot mundësi. Nxënësve ju thashë se jemi bashkë me ta, mësimdhënësit dhe prindërit, në synimin tonë drejt rritjes së cilësisë së arsimit dhe ndërtimin e një të ardhme më të ndritshme për vendin.”
Postimi i plotë i tij:
Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, pata nderin të vizitoj Komunën e Suharekës dhe të bisedoj me kryetarin Bali Muharremaj, një kryetar shembull për angazhim në të gjitha sferat e jetës.
Bashkë me kryetarin dhe deputeten Albana Bytyqi, po ashtu vizituam shkollën më të vjetër në Suharekë, shkollën fillore “7 Marsi”, me ç’rast takuam personelin dhe nxënësit.
Sot më shumë se çdo herë u emocionova teksa pashë nxënësit në hapat e tyre të parë në një botë me plot mundësi. Nxënësve ju thashë se jemi bashkë me ta, mësimdhënësit dhe prindërit, në synimin tonë drejt rritjes së cilësisë së arsimit dhe ndërtimin e një të ardhme më të ndritshme për vendin.
Urime nxënës, mësimdhënës e prindër të dashur!/Arbresh.info/
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...