“Prek n’rrush”, sot nis festivali i vjeljes së rrushit “Hardh Fest 2023”

11:23 | 1 Shtator 2023
A Z

Nën sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”, këtë vit mbahet edicioni i 22 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest, që do të nisë sot më 1 shtator dhe do të zgjasë deri më datën 3 shtator, n’Konak të Rahovecit ( tek shtëpia e verës).

Ndërsa ceremonia zyrtare e hapjes së festës fillon nga ora 12:00, me adresimet zyrtare.

E vecanta e këtij edicioni është performanca e Dire Straits Legacy dhe aktivitetet e shumta që karakterizojnë edhe këtë vit Hardh Festin.

Gjithashtu në koncertet e mëdha të Hardh Fest do të perforojmë edhe grupi “Jericho”, “Asgjë Sikur Dielli”, “Offchestra”, grupi “Na”, këngëtari Xuxi, Renis Gjoka, grupi “Minatori”.