Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është ndaluar një person me iniciale N.Ll, të dyshuar për vrasjen e ndodhur në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë më 4 gusht.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj ka thënë se personi i ndaluar dyshohet për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e presonit me inicialet N.Ll., për shkak te dyshimit të kryerjes se veprës penale ‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e ndodhur në ‘Bon Vivant’”, ka deklaruar Ulaj.
Para se të viheshin në përdorim armët e zjarrit, me 4 gusht në kafiterinë “Bon Vivant” në Prishtinë kishte pasur përleshje mes dy grupeve që rezultoi me vrasjen e 39-vjeçarit me inicialet K.R, ndërsa të plagosur mbetën gjashtë të tjerë.
Po ashtu, 13 persona, përfshirë klientë të lokalit, pësuan lëndime trupore nga gërvishtjet e xhamave apo gjësendet tjera.
I dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, gjendet në arrati.
I njëjti kërkohet edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.
Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të gjithë personat e përfshirë në këtë vrasje kanë të kaluar kriminale.
Rasti në “Bon Vivant” është cilësuar nga autoritetet si ‘Vrasje të rëndë’, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’.
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran