Chelsea thuhet se do të kërkoj të blej sulmuesin e Manchester Cityt, Cole Palmer, përpara se afati i transferimit të mbyllet të premten.
Sipas Fabrizio Romano, Chelsea po shqyrton një ofertë për Palmerin përpara afatit të së premtes, pasi ata kërkojnë të finalizojnë skuadrën e Mauricio Pochettino.
Klubi ka nënshkruar tashmë me 10 lojtarë këtë verë, duke përfshirë Christopher Nkunku dhe Nicolas Jackson për linjën e tyre sulmuese, por menaxheri Mauricio Pochettino dëshiron të shtojë një tjetër sulmues.
Palmer është ende vetëm 21 vjeç, dhe ndërsa ai ka bërë 41 paraqitje për kampionin e Anglisë deri më sot, vetëm 13 prej tyre kanë qenë startues.
Ai gjithashtu ka arritur të shënojë vetëm gjashtë gola dhe aktualisht është pas Erling Haaland dhe Julian Alvarez në renditjen e skuadrës, por mbetet e paqartë nëse City do të jetë i gatshëm të pranoj ofertat.
Tashmë ka pasur shumë dalje në stadiumin Etihad këtë verë, me lojtarë si Riyad Mahrez, Mateo Kovacic dhe Aymeric Laporte që të gjithë janë larguar./Arbresh.info/
Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Koso...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit jep detaje pas gjetjes së trupit...
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...