Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe te Memoriali për të Pagjeturit, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.
Presidentja Osmani, tha se shteti serb nuk po e zbaton marrëveshjen e arritur në Bruksel për hapje të arkivave.
Mes tjerash, Osmani ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare ta shtojë trysninë ndaj Serbisë që t’i dorëzojë të zhdukurit me dhunë.

“Në ditën ndërkombëtare solidarizohemi me familjarët e personave të zhdukur. Janë dhimbja jonë më e madhe. Aneksi i nënshkruar në Ohër që ka kërkuar zgjidhjen dhe gjetjen e personave të zhdukur. Kërkohet nga Presidenti i Serbisë, që t’i hapa të gjitha arkivat për gjetjen e personave të zhdukur. Kjo të bëhet për familjarët që i kanë të zhdukur e që Serbia po flenë mbi ato varre. Të mendojnë për nënën që ende vajton te varri pa djalin e tij. Popullit të Kosovës po i bëhen padrejtësi ndërsa Vuçiqi ende flenë mbi varre dhe po vazhdon të shpërlahet”, tha ajo./Arbresh.info/

Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...