Kryeministri Edi Rama në të martë ka inspektuar një nga centralet e sterilizimit në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” për të parë nga afër se si bëhet procesi i sterilizimit të pajisjeve mjekësore.
Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se garantohet një standard i ri sigurie për ndërhyrjet operatore, duke i kursyer shtetit miliona euro nga ulja e ditëve të qëndrimit në spitale pas operacioneve, përcjell Arbresh.info.
Tutje, Rama thotë se hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij partneriteti publik privat, nuk e cenon aspak suksesin e kësaj nisme të qeverisë.
Postimi i plotë:
Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” – Në një nga 17 centralet e reja të krijuara falë PPP-së së sterilizimit, që kanë garantuar një standard krejt të ri sigurie për ndërhyrjet operatore, duke e kthyer njëherë e mirë faqen e turpit e të pasigurisë në sallat e operacioneve, duke ulur në minimum fenomenin e vjetër të infeksioneve post-operatore si pasojë e mungesës së sterilizimit të vërtetë, si edhe duke i kursyer shtetit dhjetëra miliona euro nga ulja e ditëve të qëndrimit në spitale pas operacioneve.
Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cënon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët”, shkroi Rama në Facebook./Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...