Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se nuk ka dy vende, kur udhëheqësi i panelit në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, në të cilin po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “të dyja vendet dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së”.
Teksa ia përmendi faktin se “përmbyllja e dialogut Beograd-Prishtinë është parakusht për vendin tuaj, për anëtarësimin dhe negociatat, për të ecur tutje”, udhëheqësi i diskutimit tha se “të dyja vendet dëshirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Europian për t’u pranuar si anëtarë” dhe se ” “këto përshkallëzime e dëmtojnë jo vetëm Kosovën, por edhe vendin tuaj”.
Ai e pyeti se “a mund të presim një hap pozitiv nga vendi juaj në kuptimin e së ardhmes”.
Bërnabiq nisi të përgjigjet me avazin e zakonshëm.
“Dua të them që është vendi im. Nuk janë dy vende, nuk janë të dyja vendet. E ashtuquajtura Republika e Kosovës nuk është vend ndërkombëtarisht i njohur dhe nuk është anëtare e OKB-së dhe dyshoj që do të bëhet pjesë e BE-së, së paku jo derisa të ketë njohje nga shtetet mosnjohëse”, tha kryeministrja serbe./Gazeta Express/
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje