Policia në Mitovicë ka realizuar fushatën vetëdijësuese me moton “Kujdes nga zjarret” në kuadër të Planit Operativ “Sezoni Veror 2023”.
Përmes kësaj fushate synohet sensibilizimi i qytetarëve që të kenë kujdes nga ndezja e zjarreve e sidomos gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta, shkruan Arbresh.info.
“Në kuadër të Planit Operativ “Sezoni Veror 2023”, te gjitha stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jug, kanë filluar së realizuari fushatën me moton “Kujdes nga zjarret”, ku përmes kësaj fushate synohet sensibilizimi i qytetareve që të kenë kujdes nga ndezja e zjarreve e sidomos gjatë këtyre ditëve me temperatura e larta pasi që pasojat mund të jenë të paparashikueshme si për sigurinë e qytetarëve gjithashtu edhe për pronat private dhe publike si dhe ambientin në përgjithësi.”, thuhet në njoftim.
Fushata është duke u realizuar nga ana e zyrtarëve nga ana e zyrtarëve policorë duke shpërndarë fletushka me mesazhe vetëdijësuese për rrezikun nga zjarret.
“Qytetarëve ju shpjegohet se ndezja e zjarreve qoftë me qëllim apo nga pakujdesia bie ndesh me ligjet pozitive dhe këto veprime sanksionohen me ligj andaj policia apelon te qytetarët që të kenë kujdes nga veprime të tilla.”, njofton Policia.
Fushata do të vazhdojë edhe ditëve në vijim në gjithë zonën përgjegjëse të Drejtorisë Rajonale të Mitrovicës së Jugut ashtu si në zonat rurale e ato urbane./Arbresh.info.
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...
Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklarua...
Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU...
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...
Aksident në Prishtinë, treni godet një automjet