Partizani ka pësuar humbje nga Astana me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës.
Kampionët e Shqipërisë u mbajt mirë deri në minutat e fundit të pjesës së parë, pasi vendasit kishin shumë më shumë nga loja.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 41-të, kur Stjepan Loncar shënoi për 1-0.
Vendasit shënuan edhe njëherë në kohën shtesë të pjesës së parë, por u anulua për pozitë jashtë loje.
Edhe në pjesë e dytë vendasit ishin shumë më kërkues, me Partizanin që kishte shumë pak nga loja, duke i mbrojtur me të gjitha forcat.
Madje Astanas iu anuluan dy gola të shënuara nga Marin Tomasov në minutat 68’ dhe 90+1’.
Partizani merr një rezultat shpresëdhënës për ndeshjen kthyese që zhvillohet pas një jave. /Telegrafi/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...