Qeveria ka marrë vendim për të shtyrë për tre muaj regjistrimin e popullsisë. Regjistrimi kishte për të filluar nga 1 shtatori dhe tani do të shtyhet nga 1 nëntori.
Kryeministri Albin Kurti tha se kjo është bërë për shkak të Agjencisë së Statistikave të Kosovës që nuk ka arritur të planifikojë në të gjitha detajet këtë proces.
“Me miratimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave kemi nisur një proces të rëndësishëm për politikëbërje në segmente e fusha të caktuara”.
“Një sërë aktivitetesh ishin të nevojshme për t’u përgatitur për datën 1 shtator kur duhej të fillonte regjistrimi i popullsisë edhe pse përgatitjet u bënë përkundër rezistencës së prodhuar edhe brenda Komisionit Qendrorë të regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, procesin nuk mund ta fillojmë para datës 1 nëntor 2023, pra dy muaj më vonë për shkak të pamundësisë së ASK-së që me vonesat e shkaktuara t’i planifikonte detajet e fundit”, tha ai./eo
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...