Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini kanë vizituar fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës Martirët e Kombit”.
Përmes një komunikate për media nga MAPL, bëhet e ditur se ky projekt ka vlerë mbi 1 milion euro dhe është financuar nga Granti i Performancës Komunale.
Përmes këtij zgjerimi të rrugës do të nisin punimet në zgjërimin e segmentit rrugor që gjendet nga vendi i njohur si “Ura e Tabakut” deri tek “Ura e Ahmet Efendisë” në Gjakovë.
Punimet në këtë rrugë do të lidhin Gjakovën me Reken e Keqe si dhe me dy pikat kufitare me Shqipërinë, “Qafa e Prushit” dhe “Qafa e Morinës”./Arbresh.info/

Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...