Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike (LDK), Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbër Rexhaj i cili ka përmendur rastine vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
Me anë të një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se nuk mund ta mbulojë korrupsionin e qeverisë duke përmendur 2.1 milionshin, shkruan Arbresh.info.
“Arbër Rexhaj nuk mund t’a mbulojë korrupsionin e kësaj qeverie duke përmendë 2.1 milionshin. Po ja rikujtoj atij dhe atyre që ende i besojnë propagandës së LVV-së, se hajnat e 2.1 milionë eurove i kam denoncu e para dhe sot ata janë në burg.”, ka shkruar Bajrami.
Tutje ajo shkruan se Vetëvendosja e ka votuar për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës, ish-drejtorin e Thesarit.
“Për me tepër Arbër Rexhaj dhe krejt deputetët e 51%, në seancën e fundit e kanë votu për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës ish Drejtorin e Thesarit, që d.m.th. se janë të bindur se z. Ismaili si drejtor i Thesarit dhe une si ministre nuk kemi asnjë faj për atë rast. 2.1 milionshin nuk mund ta përdorni më për të më sulmuar sepse me votat e juaj ish drejtori i Thesarit sot është guvernator i BQK-së.”, tha deputetja Bajrami./Arbresh.info.
Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët
Kërkohet paraburgim ndaj dy shtetasve palestinez për veprën ...
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...
I harruari i FIFA-s dhe Topit të Artë, Raphinha nderohet në ...
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë