Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë kësaj së shtune është duke vazhduar aksionin për identifikimin e kyçjeve ilegale.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”,përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nga sot nga ora 07:00 deri në orën 09:00 janë identifikuar dhe shkyçur gjashtë lidhje ilegale në lagjen “Veternik” të Prishtinës, përcjell Arbresh.info.
“Sot nga ora 07:00-09:00 janë identifikuar dhe shkyçur 6 lidhje ilegale në Veternik”, njofton KRU “Prishtina”.
Në këtë njoftim thuhet se rastet e identifikuara janë gjetur në rrugën “Mbreti Gent”, rrugën “Sadik Stavileci” dhe rrugën “Agim Hajrizi”.
“Veterniku prin me raste ilegale. Vazhdon aksioni”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...