Yaccine Bounou është lojtari më i ri i Al-Hilal. Klubi saudit ka njoftuar me anë të një videoje në rrjetet sociale zyrtarizimin e portierit maroken, i cili vjen nga Sevilla. Për shërbimet e 32-vjeçarit, arabët paguan 21 mln euro në arkat e klubit andaluzian.
“Gardiani” ka firmosur deri në vitin 2026 me Al-Hilal, kontratë nga e cila do të përfitojë 12 mln euro neto në sezon. Bono është vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit portugez Jorge Jesus.
Vijon kështu trendi i transferimit të lojtarëve nga Europa drejt Ligës Arabe, me këta të fundit që e kanë marrë seriozisht investimin në sportin më popullor në botë. Kjo është blerja e gjashtë e Al-Hilal në kontinentin e vjetër pas Neymar, Ruben Neves, Milikovic-Savic, Koulibaly dhe Malcom.
Bono luajti ndeshjen e fundit me Sevillan në finalen e Superkupës së Europës, duel të cilit spanjollët e humbën pasa goditjeve të penalltive. Portieri i lindur në Kanada, ishte një nga më të mirët në Botërorin e Katarit, teksa ndihmoi Kombëtaren e tij të arrinte deri në fazën gjysmëfinale të kompeticionit.
Marokeni, të cilin e kërkonte edhe Bayern Munchen, luante me Sevillan që nga 4 shtatori i vitit 2020. Kur u transferua nga Girona për 4 mln euro. Me Sevillan ka zhvilluar 142 ndeshje dhe e ka mbajtur portën e paprekur në 58 raste!
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...