Një veturë me targa serbe është ndaluar në Bistricë të Leposaviqit, pasi e njëjta dyshohet të ketë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve alternative.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.
Vetura po drejtohej nga një shtetas serb, i cili u mor për intervistim nga njësitet përkatëse, pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Bistricë, Leposaviq 16.08.2023 – 18:00. Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të Serbisë të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë i cili përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimeve kufitare nga territori i Serbisë ka hyrë në territorin e Kosovës. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Arbresh.info/
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...