Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Sot pritet të paraqitet dëshmitari i ri i prokurorisë në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve. Sot është dita e fundit e gjykimit për këtë javë.
Ndryshe edhe dje në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar seanca duke qenë gjatë tërë kohës në sesion të mbyllur për mediat dhe publikun, raporton RTKlive.
Në këtë seancë, ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarit të 16-të, me kodin 03879.
Gjatë kësaj seance, dëshmitari u është përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit, në këtë rast avokatit Gregory Kehoe.
Javën e ardhshme në rastin gjyqësor “Thaçit dhe të tjerët” nuk ka seanca, ndërsa në rastin “Shala’, do të mbahen pesë seanca.
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...