Një turiste spanjolle e cila kishte ngelur në shtegun midis Thetit dhe Valbonës është shpëtuar nga misioni i shpëtimit të ekipeve të Urgjencës Kombëtare.
Falë ndërhyrjes në kohë të ekipit mjekësor, turistja në muajin e 6 të shtatzanisë është shpëtuar dhe është mirë bashkë me bebin.
Lajmi është bërë publik nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka ndarë dhe pamjet nga operacioni i shpëtimit.
“Një turiste spanjolle në muajin e gjashtë të shtatzënisë është shpëtuar për mrekulli në shtegun Theth-Valbone falë ndërhyrjes në kohë të ekipit të Njësisë së Helikopterëve.
Nëna dhe fëmija janë jashtë rrezikut për jetën, falë kujdesit mjekësor të stafeve tona.
#ShëndetësiaNëGatishmëri”,- shkruan Manastirliu./euronews.al
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime