Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet për vjedhje në një shtëpi në Junik.
Në vendngjarje, njësitë relevante të Stacionit Policor në Junik, kanë dalë dhe kanë takuar viktimën, i cili i ka informuar policinë se i është thyer shtëpia dhe i janë vjedhur shumë e madhe parash dhe ari, shkruan Arbresh.info.
Pas një pune operative hetimore, Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Pejë, kanë arrit ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.
Rasti ka ndodhur të hënën, ndërsa i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe i njëjti ka pranuar se ka kryer veprën penale.
“Tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një shumë e parave si dhe ari i vjedhur. Po ashtu edhe mjeti me të cilën është kryer vepra penale e vjedhjes së rendë është gjetur dhe sekuestruar. Pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48- orë:, thuhet në komunikatë për media.
Rasti ende vazhdon të hetohet./Arbresh.info/
Vitia: Brenda dy javësh hapet konkursi për anesteziologët
Certifikohen dy qen policorë, përforcohet njësia K9 për luft...
Haxhiu priti Koordinatorin e OKB-së në Kosovë, diskutohet ba...
Gjendja në kampin “Enver Zymeri”, Kurti: Përgjigjen duhet të...
Rritja e çmimit të naftës pas tensioneve në Lindjen e Mesme,...
Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë në Lipjan, dysho...