Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen nr.1 në qytetin e Sarandës. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka rrethuar një automjet tip “BMW” dhe një motor.
Paraprakisht nuk dihet nëse ka të plagosur. Referuar informacioneve të para, në spitalin e qytetit nuk ka mbërritur asnjë person i plagosur.
Policia kriminale ka rrethuar zonën dhe po kryen të gjitha verifikimet për ngjarjen. Jozyrtarisht thuhet se ka qëlluar me armë një person, i cili ka dalë para pak kohësh nga burgu, i arrestuar në 2021 për vjedhje me dhunë. Autori ka braktisur automjetin dhe është larguar nga venddngjarja./abcnews.al
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...
Teherani i vendosur: Anijet duhet të paguajnë për të kaluar ...
Jurgen Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin, vendos p...
Dy anije indiane që po transportonin naftë sulmohen në Ngush...
Konjufca në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor në Tur...
Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk...