Fluksi i madh i mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë, ka krijuar kolona dhe pritje të gjata në pikë kalimet kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se pritjet më të gjata janë në Merdarë, në dalje të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Në këtë pikë kufitare, mërgimtarëve po u bie të presin deri tri orë, dhe kolona është e gjatë 900 metra.
Për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare, mërgimtarëve po u bie të presin 15-20 minuta.
Situatë pak më e qetë është tek Dheu i Bardhë, ku për të dal nga Kosova qytetarëve po u bie të presin deri një orë.
Kolona është e gjatë 300 metra, ndërsa për të hyrë në Kosovë nuk ka kolona dhe pritjet zgjasin 3-5 minuta.
20-30 minuta po u bie qytetarëve të presin në pikën kufitare në Muçibabë, në dalje të Kosovës.
Kurse për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare, nuk ka kolona dhe qarkullimi është më i lirë.
Pikë kalimet e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim./Arbresh.info

Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...