Paris Saint-Germain ka njoftuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor, Osumane Dembele nga Barcelona.
Kampioni francez ka vazhduar përforcimet e mëdha gjatë këtij afati kalimtar duke konfirmuar edhe transferimin e tetë.
Pas emrave të mëdhenj si Milan Skriniar, Lucas Hernandez, Marco Asensio dhe Goncalo Ramos, PSG ka njoftuar edhe ardhjen e një lojtari të njohur.
Bëhet fjalë për Dembelen, i cili është konfirmuar si transferim i ardhur nga Barcelona.
“Ousmane Dembele i është bashkuar Paris Saint-Germain nga FC Barcelona. Kampioni i botës, i cila do të mbajë numrin 23, ka nënshkruar për 5 sezone”, shkruan në njoftimin e PSG-së.
Transferimi i Dembeles i ka kushtuar PSG-së plot 50.4 milionë euro, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në qershor 2028. /Telegrafi/
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...