Në fillim të javës së ardhshme nis garat Superliga U21, një risi kjo e edicionit të sivjetmë, ku marrin pjesë 10 ekipet elitare me grupmoshën e futbollistëve deri në 21-vjeç.
Ky format i ri do të ofrojë mundësi të mëdha për futbollistët e rinj që t’i tregojnë vlerat e tyre dhe të kenë më shumë minutazhë dhe vazhdimësi të ndeshjeve gjatë një edicioni, duke u përgatitur kësisoj për paraqitje në ekipet e para të klubeve të tyre.
“Ky format i garave është një tjetër zotim i cili po jetësohet nga programi i mandatit të dytë të presidentit Ademi dhe njëherësh është tregues i përkushtimit ndaj zhvillimit të talenteve”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kjo ligë besohet se do të krijojë rritje të nivelit të futbollit dhe do të sjellë entuziazëm tek futbollistët e rinj, të cilët shpeshherë nuk kanë gjetur hapësirën e duhur në ekipet e para dhe si rrjedhojë jorrallë e kanë braktisur futbollin aktiv.
Orari i ndeshjeve
Dukagjini – Malisheva, e hënë 17:00, Klinë
Prishtina – Feronikeli 74, e martë 13:00, stadiumi i 2 Korrikut
Drita – Llapi, e mërkurë 17:00, Livoç
Liria – Ballkani, e mërkurë 15:00, Prizren
Fushë Kosova – Gjilani, luhet më vonë
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje