Human Rights Watch (HRW) u ka bërë thirrje vendeve donatore të gjejnë mënyra për ta zbutur krizën e vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe humanitare në Afganistan, pa i përforcuar politikat shtypëse të talebanëve kundër grave, vajzave dhe mediave.
Në një komunikatë për media më 10 gusht, HRW theksoi ndikimin shkatërrues të dekretit taleban, i cili ua ndalon grave të punojnë në organizata joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare. Kjo ua ka shtuar atyre vështirësitë për të pasur qasje në ushqim, kujdes shëndetësor, dhe mbajtjen e shtëpisë.
Dekreti taleban që ua mohon grave dhe vajzave arsimimin, ka kontribuuar, po ashtu, në thellimin e krizës humanitare në Afganistan, tha HRW.
“Politikat mizogjene të talebanëve tregojnë një shpërfillje të plotë ndaj të drejtave themelore të grave”, tha Fereshta Abbasi nga HRW, duke shtuar se masat kufizuese të këtij grupi ndaj grave, po e dëmtojnë tërë shoqërinë afgane, jo vetëm gratë.
Abbasi tha se afganët po e përjetojnë tani “një ankth të të drejtave të njeriut dhe humanitar nën sundimin taleban”.
Ajo u bëri thirrje udhëheqësve të grupit militant të heqin dorë nga “politikat dhe rregullat abuzive”, si dhe i bëri thirrje komitetit ndërkombëtar t’i bëjë ata përgjegjës për përkeqësimin e gjendjes në vendin e rrënuar nga lufta.
Afganistani i humbi ndihmat për zhvillimin e vendit dhe mbështetjen financiare nga donatorët perëndimorë, kur talebanët e morën pushtetin në dorë, pas largimit të forcave të SHBA-së dhe NATO-s në fund të gushtit 2021.
Pasi mbeti nën sundimin taleban, Afganistani u bë njëri prej vendeve të goditura më së rëndi nga kriza në botë, pasi më shumë se 28 milionë njerëz – apo rreth dy e treta e popullsisë së tij – ka nevojë urgjente për ndihma humanitare, sipas HRW./rel/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...