Real Madridi tani duhet të vendosë nëse do të nënshkruajë me një portier të ri, pasi Thibaut Courtois këputur ligamentin.
Marca raporton se dy opsione të mundshme për skuadrën e Carlo Ancelottit janë portierët spanjollë Kepa Arrizabalaga dhe David de Gea, transmeton Arbresh.info.
Kepa ka konkurrencë në Chelsea pas nënshkrimit të shokut të tij spanjoll Robert Sanchez nga Brighton, ndërsa De Gea është një agjent i lirë pas largimit nga Manchester United.
Belgu ka qenë shtylla kryesore për “Los Blancos” në sezonet e fundit dhe tani do të humbasë pjesën më të madhe të sezonit 2023-24.
Ai e mori lëndimin gjatë stërvitjes të së enjtes, të cilën e la në lot, përpara se t’i nënshtrohej testeve mjekësore.
Këto analiza kanë vërtetuar se ai ka këputur ligamentin e përparmë të gjurit të majtë.
Një dëmtim i kësaj natyre ka të ngjarë ta lërë belgun jashtë fushës së gjelbër për pjesën më të madhe sezonit.
Kjo e lë Andriy Lunin si portierin e vetëm në listë me sezonin e ri të La Liga vetëm disa ditë larg./Arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...